Flash News

KRYESORE

Lëvizje në stafin e Partizanit, ikën trajneri italian

Lëvizje në stafin e Partizanit, ikën trajneri italian

Lëvizje në stafin teknik të Partizanit. Trajneri i portierëve Mario Capece është është larguar nga skuadra kryeqytetase pas një periudhe 20 mujore.

Lajmin e ka  bërë të ditur vetë klubi teksa thotë se largimi i trajnerit Capece është një vendim i këtij të fundit për arsye personale.

“Klubi njofton se nga sot pjestari i stafit teknik Mario Capece nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Për arsyet personale Capece në detyrën Trajner i Portierëve ka kërkuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me 15-të herë kampionët e vendit. Klubi falenderon Mario Capecen për kontributin që ka dhënë në skuadër përgjatë 20 muajve si pjesë e Partizanit, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Të fundit