Flash News

KRYESORE

Lëvizje në stolin e Partizanit, shkarkohet trajneri Luliano

Lëvizje në stolin e Partizanit, shkarkohet trajneri Luliano

Partizani ka shkarkuar trajneri italian Mark Luliano. Klubi ka njoftuar ndërprerjen, me marrëveshje, të bashkëpunimit me trajnerin dhe zëvendësin e tij.

Klubi i kuq njofton se Sulejman Starova do të jetë trajneri duke nisur nga java e ardhshme.

“Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, thuhet në njotimin e klubit.

Shkarkimi i Lulianos erdhi pas rezultateve negative të ekipit dhe humbjes së fundit ndaj Kamzës.

Të fundit