Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lëvizje të tjera në qeveri, shqetësimi më i madh i qytetarëve në sondazhet që zhvillon Rama
Dorëheqja e Fatmir Xhafajt bëri që në opinionin publik të qarkullonin lajme se në kabinet mund të kishte të tjera lëvizje. Por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndërkohë që vetëm sot, mazhoranca ja doli të dërgojë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, edhe pse në postin e zëvendësministrit, Sandër Lleshin.
Në kulmin e debatit në lidhje me arsyet e largimit të Xhafajt, gazetari Baton Haxhiu, i cili njihet për afërsinë me kryeministri Rama, tha në studion e emisionit ‘Open’ se do të ketë të tjera ndryshime në kabinetin qeverisës.
Haxhiu tha se Rama operon me sondazhe dhe lëviz ministrat të cilët në sondazhe dalin poshtë pritshmërive.
“Xhafa është ministri i dytë të cilit opinioni publik nëpërmjet sondazheve i ka kërkuar të largohet. Opinioni publik nuk e do. Do largohen edhe ministra të tjerë. E njoh logjikën e Ramës”, tha Baton Haxhiu në emisionin ‘Open’ në datën 1 nëntor.
Ditën e sotme, deputetja socialiste, Elisa Spiropali zbuloi se nga sondazhet që mazhoranca zhvillon rezulton se ekonomia është një nga shqetësimet e ngritura më së shumti nga qytetarët.
“Në rendin e shqetësimeve, në çdo sondazh që ne bëjmë, ekonomia është një nga problemet që ata ngrenë”, tha ndër të tjerash Spiropali në studion e ‘News 24’.
Ministri i cili drejton ekonominë është Arben Ahmetaj, dhe duke ju referuar sondazheve që Spiropali përmendi, ngrihet pyetja a do të marrë masa Rama ndaj ministrit në fjalë?