Flash News

KRYESORE

Lëvizjet e para pas pushimeve, Rama mbledh ministrat në vilat qeveritare në Vlorë

Lëvizjet e para pas pushimeve, Rama mbledh ministrat në vilat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e tij në një takim informal analize të 300 ditëve të para të qeverisjes së mandatit të dytë.

Takimi mësohet se do të zhvillohet të premten më 24 gusht në vilat qeveritare në Vlorë dhe larg vëmendjes së mediave.

Të hënën ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve dy-javore. Sipas gazetës ‘Panorama’, axhenda e takimit mes tyre është analiza e punës së vitit të parë qeverisës dhe plani për vitin e dytë në përmbushje të programit 4-vjeçar të qeverisë së prezantuar nga Rama më 10 shtator 2017.

Pritet po ashtu që në shtator, Rama të bëjë ndryshime të ministrave të tij për shkak të nevojës për impulse të reja në qeveri. Instrumenti matës i punës së çdo ministri, përveç realizimit të objektivave të programit të 300 ditëve të para, do të jetë edhe platforma e bashkëqeverisjes.

Të fundit