Flash News

KRYESORE

Lëvizjet e Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri ‘përdori’ firmën e Peleshit dhe fytyrën e Veliajt

Debatet për Teatrin Kombëtar janë rindezur sërish pas projektligjit që parashikon shembjen e godinës si dhe dhënien e zonës që njihet si qendra historike e Tiranës, kompanisë ‘Fusha sh.p.k’ ku është parashikuar ndërtimi i disa objekteve shumëkatësh.

Edi Rama ka qenë i rezervuar për këtë çështje, ka folur vetëm një herë ku u shpreh prerë se ‘ajo gërmadhë do të shembet’ dhe për këtë prezantoi edhe një projekt por që prej asaj dite nuk është folur më për të.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një plan i hershëm i Ramës. Në vitin 2002, Rama si kryebashkiak tentoi ta shembte por aso kohe i dolën kundër edhe vetë socialistët. Por duket se tani që është vetë në krye të qeverisë, Rama po mundohet ta çojë në fund planin e tij dhe këtë e tregojnë edhe lëvizjet e bëra.

Zona ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndodhet në atë që quhet si pjesa historike e Tiranës dhe në vitin 2000, qeveria e asaj kohe, e ka shpallur zonën monument kulture. Ky vendim nuk lejon ndërtimin në këtë zonë. (Zona përfshinë godinën e Teatrit dhe gjithë sipërfaqen përreth)

Por, në momentin që erdhi në pushtet, Rama vendosi ta shfuqizojë këtë vendim. Në mbledhjen e qeverisë të datës 12/4/2017, me firmën e zëvendëskryeministrit të asokohe, Niko Peleshi është miratuar vendimi që parashikon shfuqizimin e vendimit që e shpall këtë zonë Monument Kulture.

Si duket vetë Rama nuk e ka hedhur firmën tek ky vendim, ndërkohë që sot zgjodhi Erion Veliajn për të dal para aktorëve duke ja faturuar kostot kryebashkiakut./Politiko.al

Vendimi i qeverisë, vitit 2000

Vendimi i qeverisë, viti 2017

 

 

Të fundit