Flash News

KRYESORE

Lëvizjet në institucione, ky është drejtori i ri i hipotekës së Gjirokastrës nga radhët e PSD-së

Lëvizjet në institucione, ky është drejtori i ri i

Një sërë lëvizjesh të zyrtarëve në institucione po bëhen që pas krijimit të qeverisë së re. Edhe Gjirokastra është përfshirë nga lëvizje të zyrtarëve.

Drejtimin e Hipotekës së Gjirokastrës, "Jugunews" mëson se do ta marrë Florian Taci.

Taci vjen nga radhët e PSD së Gjinushit dhe ka qenë në listën e kandidatëve për deputet të PSD në zgjedhjet e 2013 për Qarkun e Gjirokastrës. Më herët  ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të PSD.

Florian Taci ka studiuar për juridik dhe në detyrën e re pason Meleq Karabinën i cili ka dhënë dorëheqjen në korrik të këtij viti, me kërkesë të kryeministrit Rama.

Në katër vitet e para të pushtetit të përbashkët PS-LSI, Hipoteka është drejtuar nga Klodian Micka, Florian Hysi dhe Meleq Karabina.

 

Të fundit