Flash News

KRYESORE

Lëviznin më varkë, mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

Lëviznin më varkë, mbyten 4 persona në liqenin e

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodër nga moti i keq, pasi 4 persona janë mbytur në liqen.

4 persona, 3 anëtarë të një familjeje, dhe një djalë nga Podgorica,  janë mbytur në liqen teksa po udhëtonin me varkë. Era e fortë që ka përfshirë të gjithë vendin ka përmbytur varkën dhe kanë lënë të vdekur 4 anëtaret e një familjeje.

Sipas dëshmive paraprake, janë mbytur fillimisht një burrë e grua së bashku me vajzën e tyre dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte. Varka kishte  9 persona, 5 prej të cilëve arritën të dilnin në breg, duke i  shpëtuar në këtë mënyrë tragjedisë.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se momentalisht vetëm një trup është gjetur, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë. Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Të fundit