Flash News

KRYESORE

Lewandowski me rekord, Kovac i ftohtë si akulli

Lewandowski me rekord, Kovac i ftohtë si akulli

"Tani jemi aty ku donim, në vend të parë. Lewandowski realizoi dhe vendosi rekord, diçka e bukur. E rëndësishme është që nuk morëm asnjë dëmtim dhe jemi të gjithë në rregull, pasi dihet numri i lartë i dëmtimeve në skuadrën tonë", - tha trajneri Niko Kovac pas fitores së Bayernit ndaj Union Berlin.

Numri një i stolit duket krejtësisht i përmbajtur dhe mjaft i ftohtë dhe për rekordin fenomenal të Robert Lewandowskit në Bundesliga. Ky i fundit është i pari futbollist që shënon në 9 ndeshjet hapëse të kampionatit.

Tekniku duket i ftohtë në lidhje me rekordin, por dhe me fitoren e ekipit të tij. Fjalët e Rummeniges për të ndryshuar marsh duket se kanë ndikuar dhe në humorin e kroatit, që pavarësisht sukseseve nuk bind me lojën e tij.

Të fundit