Flash News

KRYESORE

Lezha dhe Rrogozhina, dy standarde për masën e sigurisë të dhënë ndaj kryebashkiakëve

Lezha dhe Rrogozhina, dy standarde për masën e sigurisë të

Ditën e sotme, policia dhe prokuroria e Lezhës arrestuan 12 zyrtarë lokalë, mes tyre edhe kryetarin e bashkisë, Fran Frrokaj. “Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave””, njoftoi kreu i policisë së Lezhës mbrëmjen e së premtes.

Po kështu, sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest ne burg” për zyrtaret e administratës shtetërore, mes tyre edhe kryebashkiaku Frrokaj.

Por një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe pak kohë më parë(20 shkurt) në bashkinë e Rrogozhinës, ku sërish bëhej fjalë për tjetërsim prone. Mes personave të hetuar ishte edhe kryebashkaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini. Por për këtë të fundit gjykata e Kavajës vendosi bllokimin e pasaportës dhe mos daljen jashtë shtetit të kryebashkiakut.

“Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penale neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të dyja rastet kanë ngjashmëri mes tyre, tjetërsim prone. Të dy kryebashkiakët akuzohen për shpërdorim detyre por në këtë rast gjykata ka dhënë dy masa të ndryshe sigurie. Për kryebashkiakun Frrokaj u vendos masa ‘arrest me burg’ ndërsa për kryebashkiakun Nuredini ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’.

Të fundit