All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Lezhë/ 70-vjeçari vdes në aksidentin me motor, shpëton mbesa e tij

Lezhë/ 70-vjeçari vdes në aksidentin me motor, shpëton
All - Paragraf - 1

 Sot rreth orës 17:40, në fshatin Gjadër, një 70-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën rurale Gjadër – Zojs , te vendi i quajtur ‘Ura e Gjadrit’, ku sipas bluve të qytetit rajonal, një motorr ka rënë në lumin Gjadër.

All - Paragraf - 3

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V.L. 70 vjeç, banues në Krajen – Lezhë , duke udhëtuar me një ciklomotorr , ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader.

Bashkë me shtetasin V.L. , në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij, shtetasja R.P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë menjëherë nga lumi , dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit , u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V.L. rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit