Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Lezhë, arrestohen dy të rinj, iu gjetën armë e kanabis në banesë
Policia e Lezhes ka arrestuar një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje” “Armëmbajtje pa leje”, por gjate kontrollit bashke me te ka arrestuar edhe shoqeruesin e tij, nje adoleshent. Te dyve gjatë kontrollit u jane sekuestruar drogë dhe armë zjarri.
Njoftimi i plote:
Me datë 23.10.2017, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës me objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, u bë i mundur lokalizimi në rrugën Rrëshen -Bukmirë , dhe kapja e shtetasit në kërkim :
– Erjon Bacaj, 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit ” dhe “Kanosje”.
Në momentin e ndalimit, shoqërohej nga shtetasi Bruklind Deda, 18 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë.
Këtyre 2 shtetasve, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale :
– 1 armë zjarri pistoletë me karikatore me 7 fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva
Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.