Flash News

KRYESORE

Lezhë/ Qëllohet me armë 35-vjeçari në lokal, detajet e para nga policia

Lezhë/ Qëllohet me armë 35-vjeçari në lokal, detajet

Një person është qëlluar me armë zjarri në lokal në qytetin e Lezhës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë i plagosur mbeti shtetasi R. K.,35 vjeç, i cili u qëllua teksa ishte në një lokal në në lagjen “Gurra”.

“Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë,  është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

Të fundit