Flash News

KRYESORE

LGBT në gjimnazet e Tiranës, reagon Ministria e Arsimit: E kemi detyrim

LGBT në gjimnazet e Tiranës, reagon Ministria e Arsimit: E kemi

Ministria e Arsimit ka reaguar pas kritikave të disa deputetëve për fushatën e LGBT-së në gjimnazet e Tiranës.

Kjo fushatë, thotë Ministria, është në zbatim të të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga strategjia kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020, si dhe nga rezoluta për LGBTI.

“Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme. Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual. Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Të fundit