Flash News

KRYESORE

Liam më në fund e pranon: Marrëdhënia me Cheryl është e tensionuar

Liam më në fund e pranon: Marrëdhënia me Cheryl

Janë përfolur shpesh për një krisje të marrëdhënies së tyre, por asnjëherë ata nuk e kanë pranuar publikisht.

Por vetëm dy ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për revistën ‘ES’, Liam e pranoi se marrëdhënia me Cheryl nuk është dhe aq e kënaqshme.

Por një gjë e tillë ka revoltuar partneren e këngëtarit, Cheryl, e cila gjithnjë është kujdesur që të mbajë jetën private larg nga sytë e publikut.

Sipas “The Sun Online”, këngëtarja 34-vjeçare, është e pakënaqur që i dashuri Liam, 24 vjeç, e përshkroi marrëdhënien e tyre si “të tensionuar”.

Dy ditë më parë djali i tyre mbushi një vjeç, por Liam mungoi për shkak të koncerteve të planifikuara në Japoni.

Të fundit