Flash News

KRYESORE

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: I stërvonuar, Këshilli dhe Parlamenti të mos mendohen

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: I stërvonuar,

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të stërvonuar vendimin e Brukselit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Në rrjetin social Facebook, Rama thotë se uron që edhe Këshilli dhe Parlamenti Europian të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovë, siç e quan ai.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën🇪🇺🇽🇰”, shkruan Rama.

Të fundit