“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, domosdoshmëri”, Meta përshëndet gjestin e eurodeputetëve

Kreu i Lartë i shtetit, Ilir Meta ka përshëndetur  gjestin e eurodeputetëve për të kërkuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta thekson se liberalizimi i vizave duhet të ndodh sa më parë.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! 🇽🇰 🇪🇺”, shkruan Meta.