Flash News

KRYESORE

Libra falas për arsimin bazë, PD-ja e paraqit si kërkesë në Parlament, ministrja e konsideron premtim të mbajtur

Libra falas për arsimin bazë, PD-ja e paraqit si kërkesë

Viti i ri shkollor 2018-2019 do të nisë me tekste shkollore falas për arsimin e detyruar.

Vetëm një javë më parë, Partia Demokratike ka dërguar  një amendament në Parlament për sigurimin e teksteve shkollore falas për nxënësit e klasës së 1-9.

Sot, ministrja Nikolla ka deklaruar se në buxhetin e vitit 2018 është përfshirë dhe fondi për të siguruar libra falas për nxënësit e nivelit shkollorë të detyruar.

“Angazhim i mbajtur në buxhetin e vitit 2018 për të filluar procesin e teksteve falas në arsimin e detyrueshëm. Fillon me arsimin e detyrueshëm, pra është një program që ne do ta shtrijmë hap pas hapi duke filluar edhe me tekstet e reja të kurrikulës së re”, ka deklaruar Lindita Nikolla duke e konsideruar dhe si njw premtim tw mbajtur prej saj.

Ministria e Arsimit ka parashikuar në buxhetin e 2018 librat falas për nxënësit nga klasa e 1-9. Buxheti për arsimin bazë për vitin e ardhshëm është 22 mln lekë, ndërsa ende nuk është detajuar se sa buxhet do të jetë vetëm për botimet falas shkollore.

Ky projekt ka vite që po zbatohet në vendet e rajonit si Italia dhe Greqia, madje duke përfshirë këtu edhe nxënësit e nivelit shkollor parauniversitarë, një ndihmë kjo e madhe për të gjitha familjet me një gjendje ekonomike jo të mirë. Sot në Shqipëri mbështet vetëm 18 kategori, ku përfshihen familjet në nevojë, komunitetet si ai romë dhe egjiptian si dhe familjet që kanë 3 dhe më shumë fëmijë në shkollë.

Të fundit