Flash News

KRYESORE

Libra i jep fund ligjit 7501, Blushi: Do të kthejmë pronat tek i zoti

Libra i jep fund ligjit 7501, Blushi: Do të kthejmë pronat tek i zoti

Kreu i Libras Ben Blushi i ka dhënë sot rëndësi ligjit 7501 të pronës. Blushi thekson se Libra do ti japë fund këtij ligji dhe do të kthejë pronat tek i zoti përmes një ligji të ri. Kreu i Libras shkruan po ashtu se do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve.

Statusi i Blushit:

LIBRA I JEP FUND 7501. FILLON BETEJA E PRONËS

LIBRA do ti japi fund efekteve juridike te ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. LIBRA është shumë e ndjeshme për cështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm. LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës.

 

Të fundit