Flash News

KRYESORE

LIBRA zëvendëson Ben Blushin, kush janë drejtuesit e rinj të partisë

Një ditë më parë Ben Blushi njoftoi largimin nga drejtimi i partisë LIBRA. Ndërkohëm, ditën e sotme LIBRA ka njoftuar drejtuesit e rinj të parë.

Drejtimi i partisë i është besuar nënkryetarit Endri Tafani. Në njoftim bëhen të ditur edhe emrat e anëtrëve të rinj të strukturave të LBIRA-s.

Njoftimi

Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës

Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:

  1. Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;
  2. Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu;
  3. Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;
  4. Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018;
  5. Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI;

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti I tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.

Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.

 

 

Të fundit