Flash News

KRYESORE

Librat dhe lojërat e fatit përçajnë mazhorancën, rrëzohen amendamentet e Braçes

Librat dhe lojërat e fatit përçajnë mazhorancën,

Propozimet e paraqitura nga deputeti Erion Braçe sa i takon paketës fiskale për vitin e ardhshëm janë rrëzuar nga ana e mazhorancës.

Propozimi për tarifat doganore u rrëzua me shumicë votash, ndërsa propozimi për ta bërë zero tatimin për tregtimin e librave ka përçarë gjatë votimit deputetët socialistë.

12 deputetë të mazhorancës votuan pro propozimit të Braçes, 47 kundër dhe 15 të tjerë abstenuan.

Socialistët u ndanë edhe tek propozimi për rritjen me 30 pqërind ët lojërave të fatit që do të vijojnë aktivitetin e tyre edhe pas 1 janarit. Pro këtij propozimi votuan 6 deputetët të PS-së, 59 kundër dhe 11 abstenuan.

Të fundit