Librat më të shitur të 2019 sipas katër librarive kryesore të Tiranës

Politiko.al

Atë që Panairi i Librit e bën për katër ditë çdo mesnëntori në kryqytet, libraritë e Tiranës mundohen ta bëjnë përditë: të shesin librat e autorëve shqiptarë ose të huaj, të prezantojnë zhanret e fictionit ose non fiction-it te një lexues tradicional apo i ri.

Politiko.al ka kryer një ‘sonndazh’ në libraritë kryesore tëTiranës, përkatësisht Adrion, Tirana Times, Friends Book House dhe Albanian International për të hartuar një listë të librave më të shitur të vitit 2019.

Ajo që bie në sy është dominimi edhe këtë vit i letërsisë dhe sidomos asaj të huaj. Autorët e letrave shqipe në listën e më të shiturve përfaqësohen nga Preç Zogaj, Fatos Kongoli, Andi Bejtja dhe Anisa Markarian në Letërsi dhe Artan Fuga në non-fiction. Një interesim të dukshëm ka edhe për kujtimet, si në rastin e ish-gruas së parë, Michele Obama apo të mjekut të diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo, i cili gjendet në dy nga katër listat e më të shiturve të vitit.

Letërsia e lehtë apo bestseller nuk mungon në listë përfaqësuar nga disa romane të së njëjtës autore, Lucinda Riley.

Më poshtë lista me 10 më të shiturit e 2019 nga katër libraritë kryesore:

 

Adrion

  1. Të bëhesh Mishel Obama – Michele Obama (Botimet Dudaj)
  2. Blloku- Isuf Kalo (UETPress)
  3. Harry Potter – Joanne K Rowling (Dituria)
  4. Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë – Daniel Kahneman (Botimet IDK)
  5. 15 ditë Prilli – Anisa Markarian (Botimet Çabej)
  6. Ditari i Gregut – Jeff Kinney (Botimet Ideart)
  7. Fjalimet që ndryshuan botën (Botimet IDK)
  8. Arti për të fituar miq dhe pushtet – Dale Carnegie (Botimet Pegi)
  9. Kur sunduesit grinden – Ismail Kadare (Onufri)
  10. Gruaja e këpucarit – Adriana Trigiani (Ombra GVG)

 

Tirana Times
1) Në kulmet e dëshpërimit – Emil Cioran (Tirana Times)
2) Rrëfimet – Jean Jacques Rousseau  (Pika pa sipërfaqe)
3) Pavdekësia- Milan Kundera (Dituria)
4) Rendi botëror – Henry Kissinger (AIIS)
5) Përçmimi – Alberto Moravia (Dituria)
6) Blloku – Isuf Kalo (UETPress)
7) Mendja e robëruar- Czeslaw Milosz (Pika pa sipërfaqe)
8) Vëllezërit Karamazov- Fjodor Dostojevski (Botimet Enciklopedike)
9) Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë- Daniel Kahneman  (IDK)
10) Etika – Spinoza  (Pika pa sipërfaqe)

 

Friends Book House

1-Përçmimi  – Alberto Moravia  (Botimet Pegi)

2-Arti i botës fluturake – Kazuo Ishiguro (Botimet Pegi)

3-15 ditë prilli- Anisa Markarian  (Botimet Çabej)

4-Matilda – Roald Dahl  (Botimet Çabej)

5-Gënjeshtarë të vegjël – Fatos Kongoli  (Toena)

6-Motra e perlave, historia e Sisit – Lucinda Riley  (Dituria)

7-Labirinthi i shpirtrave – Carlos Ruiz Zafon  (Dituria)

8-Shoqëria piramidale – Artan Fuga  (Papirus)

9-Sonatë për shumë tamburë – Olga Tocarczuk  (Botimet IDK)

1- Blloku – Isuf Kalo (UETPress)

 

Libraria Albania International

1-Kaini dhe Abeli – Jeffrey Archer (Ombra GVG)

2-Tirana e nonës  – Blendi Fevziu UETPress

3-Homeland – Fatjon Plaku

4-Trilogjia e Yuval Noah Hararit (Botart)

5-Gruaja e këpucarit-Adriana Trigiani (Ombra GVG)

6-Becoming Michele – Michele Obama (Dudaj)

7-Anjeza nuk u zgjua – Preç Zogaj (UETPress)

8-Blloku – Isuf Kalo (UETPress)

9-Atdhedashuri – Andi Bejtja (Dudaj)

Motra në hije, Motra e perlave, Motra në stuhi; Shtatë motrat -romane nga Lucinda Riley (Dituria)