Flash News

KRYESORE

Librazhd/ 5 ditë pas dasmës, nusja 19-vjeçare gjendet e vdekur, burri rëndë në spital

Librazhd/ 5 ditë pas dasmës, nusja 19-vjeçare gjendet e vdekur,

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Xhyrë në Librazhd.

Një 19-vjeçare, Rezarta Hajdari është gjendur e pajetë në banesë, ndërsa i shoqi i saj, Olsian Hajdari 27 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Të dy bashkëshortët u gjetën nga e ëma e djalit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se çifti është vetëhelmuar. Dy të rinjtë sapo ishin martuar dhe dasma e tyre ishte organizuar vetëm 5 ditë më parë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Të fundit