Flash News

KRYESORE

Libri i ri, Mustafa Nano tregon bisedën me Dritëro Agollin për b***q**at

Libri i ri, Mustafa Nano tregon bisedën me Dritëro Agollin për

“Provocateur”, është titulli i librit më të ri të gazetarit Mustafa Nano. Libri vjen në formën e një auto-rrëfimi, ku Mustafa Nano interviston Mustafa Nanon.

Në një pasazh, Mustafa Nano tregon se një ditë e kishte telefonuar Dritëro Agolli, pasi një shkrimi që ai kishte bërë ku merrte në mbrojtje të drejtën e gay-ve për barazi me të tjerët.

Pjesa nga libri

Ndër të paktët njerëz të sinqertë të sërës së tyre ka qenë Dritëro Agolli. Ai të çarmatoste me çiltërsinë e tij.

Më mori një ditë në telefon. Kishte lexuar një shkrimin tim, në të cilin unë merrja në mbrojtje të drejtën e gay-ve për barazi me të tjerët dhe ishte pickuar keq. Kishte rrëkëllyer edhe ndonjë gotë, dhe zura të jetoja me idenë se isha unë, me shkrimin im, shkaku që ai kishte pirë. Për një moment u ndjeva disi fajtor. Mirëpo, ishte një ndjesi e kotë faji, pasi ai nuk pinte kurrë prej të tjerëve. Dritëro Agolli pinte për vete.

-Ore Mustafa, nuk të takon ty t’i mbrosh këta b****q**at!-tha pa u kujdesur fare që ta hapte bisedën me takt. Kisha vënë re që, kur pinte më thërriste në emër Mustafa, e kur ishte esëll, më thërriste në mbiemër, Nano.

Më vite për të qeshur, por edhe kisha ngasjen për ta vijuar bisedën. Dhe mënyra më e mirë për ta vijuar, ishte të bëja lojën e tij e të përdorja gjuhën e tij:

-Po ti çfarë ke me by***q**at?

-Po by***q*ri by***q*rë është!

Të fundit