Flash News

KRYESORE

Libri i Papës që acaroi Dom Gjergj Metën

Libri i Papës që acaroi Dom Gjergj Metën

Është një libër i Joseph Ratzingerit, Papës që dha dorëheqjen për t’i lënë vendin zgjedhjes së Papës aktual, Françeskut. Arsyet e acarimit nuk lidhen me librin vetë, apo me autorin, por me taksat që i janë dashur të paguajë të cilat e kalojnë edhe vlerën monetare të librit. Pasi ka paguar 58 euro në amazon.it për librin dhe 10 euro për transportin nga Italia në Shqipëri, Dom Gjergji është përballur me surpriza të pakëndshme. Kur ka shkuar në postë për të tërhequr librin i është dashur të paguajë një taskë prej 20 mijë e 800 lekësh. Nuk mbaron këtu për të: 6 mijë lekë i janë kërkuar për diçka që quhet ‘praktikë doganore’. Ndërkohë që banka I ka marrë edhe një taksë prej 2 mijë e 500 lekësh.

Nuk mund të ketë taksa kaq të larta për librin, tha Dom Gjergj Meta për Politiko.al

© Politiko.al

Të fundit