Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Libri për trafikun nga Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Në gjyqin në Amerikë, autori nxorri emrin e Erion Veliajt
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar në emisionin 'Të Paekspozuarit' se në gjyqin e zhvilluar në SHBA kundër Guy Lawson, ka dalë edhe emri i Erion Veliajt, kryebashkiak i Tiranës.
Guy Lawson është autori i librit "Armët dhe çunat", që i referohet historisë së Efraim Diverolit dhe trafikut të armëve nga Gërdeci. Berisha hodhi në gjyq Lawson pasi në libër përmendej si person i përfshirë në aferën e Gërdecit.
Gjatë intervistës në studio, Shkëlzen Berisha theksoi se autori i librit "ka identifikuar Erion Veliajn si një nga burimet kryesore" për ngjarjet që ka përshkruar.
Në padinë e ngritur ndaj Lawson në Amerikë, Berisha ka kërkuar 60 milionë euro dëmshpërblim, por kërkesa nuk është pranuar në gjykatë.