Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Liderët e Ballkanit: Mjaft të vegjël për zgjidhje të mëdha, mjaft të mëdhenj për telashe serioze
Milivoje Mihajlloviç/ Kossev
Shkundjet në skenën politike kosovare na kujtojnë edhe njëherë se termi “rregulla balkanike“ janë ato që u bien ndesh të gjitha normave elementare demokratike, juridike dhe logjike. Teknologjia e pushtetit, disiplina më e përkreyer e monstruozitetit politik, bëri edhe një “kërcim“ tjetër duke anashkaluar të gjitha “pengesat” etike të normës demokratike dhe vullnetit të zgjedhësve. Koalicioni i humbësve e kurorëzoi “fitoren” më fishekzjarre për dhjetë minuta në Prishtinë. “Kuptimi” u gjet në marrëveshjen “historike” mes Beogradit dhe Prishtinës. Në kërkim për një alibli u nënvizuan: “miqësi dhe armiqësi e Kosovës me Uashingtonin”, “taksat”, “premtime të reja”...
Koncepti “historik” në të folurën e këtushme politike të shpie në konkluzionin se kjo pjesë e Europës nuk ka histori tjetër vetëm atë që “shkruhet” në itinerarin “rruga deri në Bruksel e kthim”.
Sa janë shanset për të arritur një marrëveshje? Edhe optimistët më të mëdhenj nuk besojnë në një zgjidhje të shpejtë. Edhe pesimistët më të mëdhenj nuk besojnë se improvizimet mund të japin një zgjidhe. Ndërsa zyrtarët europianë “paralajmërojnë” që “procesi i bisedimeve duhet zhbllokuar”, nga Uashingtoni japin mesazhin se “jemi afër zgjidhjes”, ndërsa realiteti është ndjeshëm i ndryshëm.
Instabiliteti politik i tërë rajonit paralajmëron për mungesë kapacitetesh për marrëveshje. Kush mund të garantojë në Kosovë se cilado marrëveshje që mund të nënshkruhet mund të realizohet? Një qeveri jo stabël me një shumicë minimale në parlament, nuk është garant i sigurtë për një marrevshje eventuale. Presidenti kosovar, të cilit kërcënimi nga Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së në Hagë, i varet mbi kokë si “shpata e Demokleut”, ndërsa frikësohet nga mundësia se mund t’i mblidhen në dritare me dhjetra mijëra qytetarë, të pakënaqur dhe të zemëruar për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së vullnetit zgjedhor të qytetarëve, nuk mund të nënshkruajë me siguri të plotë cilëndo “marrëveshje”.
Në Beograd situata është “disi më e përshtatshme”. Por, Presideti i Serbisë, megjithëse ka një pushtet të plotë dhe një opozitë “të përgjumur”, e di mirë se nënshkrimi i një letre që do të thoshte humbje formale e Kosovës, ose e një pjese të Kosovës, do ta shkundte në mënyrë fatale pushtetin e tij. Sepse, pjesa më e madhe e opozitës, mezi pret që ai “ta zgjidhë Kosovën” dhe në këtë valë të nisin punën për rrëzimin e tij.
Nga ana tjetër, Europa e shpërbashkuar, në gjunjë pas pandemisë së koronavirusit, çështjen e Kosovës e trajton si një çështje margjinale. Ndjesia e Europës për Kosovën sikur është reduktuar në logjikën: “Vërtetë atje e kemi një problem, por nuk duam një zgjidhje që mund të krijonte ndonjë problem akoma më të madh”. Nga ana tjetër, raportin e Europës ndaj Kosovës e ilustron më së miri qëndrimi i vendosur që të mos japin liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.
Uashingtoni e sheh këtë problem nga këndvështrimi i interesave të tij. Madje, nganjëherë, edhe të interesave personale të zyrtarëve amerikanë të ngarkuar me këtë rajon. Iluzionet që pushteti në Beograd dhe në Prishtinë përhapin nëpër media se gjoja “marrëveshja për Kosovën është aduti më i fortë i Presidentit amerikan për të fituar zgjedhjet”, është plotësisht i pakuptimtë dhe përpjekje për të gjetur te kjo një alibi për zgjidhjen e cila do t’u jepte mundësinë që të vazhdonin të qëndronin në pushtet. Ndërmjetësi amerikan në dialog “fitoi” marrëveshjet për transportin ajror dhe hekurudhor, megjithëse avionët ende nuk fluturojnë dhe as trenat nuk qarkullojnë. Kur do të bëhet kjo, një Zot e di. Amerika po “ikën” nga Europa, por dëshiron të zgjidhë problemet europiane.
Rusia me sa duket, me qëndrimin sipas të cilit do të pranojë çdo zgjidhje për të cilën të bien dakord të dyja palët, krijon hapësirë për të “legalizuar” ndërhyrjet e saj në ish republikat sovjetike. Ndërsa, nëpërmjet mbrojtjes së të drejtës ndërkombëtare, ndërton digën kundër zgjerimit të NATO-s.
Logjika e liderëve rajonalë është se mbijetesa e tyre në pushtet ka më rëndësi se çdo marrëveshje. Ata e dinë më mirë se kushdo se nëse problemi zgjidhet dhe marrëveshja nënshkruhet, atëherë nuk i duhen më askujt. Nëse marrëveshja nënshkruhet, atëherë qendrat e fuqisë do të kthehen kundër tyre dhe do të kërkojnë udhëheqës më pak të gabueshëm dhe më fleksibël. Receta e tyre për mbijetesë është mbajtja e konfliktit me intensitet të ulët duke krijuar kësisoj përshtypjen se pa ata nuk ka alternativë. Mjaft të vegjël për zgjidhje të mëdha, mjaft të mëdhenj për telashe serioze.
Tani kur në Serbi priten zgjedhjet, pastaj formimi i qeverisë, pastaj pushimet e verës, nuk është reale të pritet një vazhdim serioz i bisedimeve. Edhe Kosovën ka mundësi ta presë një verë e paqetë politike dhe kohë e keqe për dialog të hapur. Vjeshta është koha kur e tërë bota, sipas zakonit, do të jetë e fiksuar pas zgjedhjeve amerikane, e kësisoj bisedimet kosovare do të jenë larg fokusit të interesimit.
Domethënë nuk ka asgjë nga “marrëveshje historike”, as nga “zgjidhjet historike”. As është kjo histori. Kjo është histori virtuale, nga ekranet e TV dhe në gazeta. Historinë e vërtetë e bëjnë ngjarjet dhe proceset që ndikojnë në të ardhmen. Historinë e shkruajnë me mijëra të rinj që po ikin nga këto territore, duke e shndërruar Ballkanin në “azil pleqsh”. Faqet e turpshme të historisë i shkruajnë ata që lejojnë që kriminaliteti dhe korrupsioni të gërryjnë shoqëritë e këtushme. Vetëm ata i shpëton “marrëveshja historike”.
Puna është si të shpëtojmë të ardhmen.
*Përktheu për Politiko.al nga serbo-kroatishtja: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38