Flash News

KRYESORE

Liderët e Komisionit Europian vijojnë sanksione ndaj Rusisë

Liderët e Komisionit Europian vijojnë sanksione ndaj Rusisë

Liderët e Komisionit Europian do të vijojnë me sanksionet e tyre ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë për shkak të veprimeve agresive të Moskës në Ukrainë.

Vendimi është bërë i ditur gjatë një mbledhje  ditën e djeshme në një samit të BE-së, përmes se cilit sanksionet aktuale i zgjaten Moskës deri në korrik të vitit 2018. Masat e BE-së, që kryesisht prekin sektorët bankarë dhe atë të energjisë ruse, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014 dhe janë zgjatur për çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë.

Diplomatët evropianë duke folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se presidenti francez, Emmanual Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të propozonin këtë vazhdim të sanksioneve edhe për gjashtë muaj.

Merkel pas takimit ka thënë se bashkërisht kanë vendosur që duhet pasur më shumë zhvillim në drejtim të paqes, duke përmendur Marrëveshjen e Minskut më 2015.

“Ne kemi parandaluar një përshkallëzim, mirëpo nuk kemi bërë mjaftueshëm që t’i heqim sanksionet”, ka thënë Merkel. Ndërsa  presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka përshëndetur vendimin e BE-së.

Të fundit