Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Liderët e Komisionit Europian vijojnë sanksione ndaj Rusisë
Liderët e Komisionit Europian do të vijojnë me sanksionet e tyre ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë për shkak të veprimeve agresive të Moskës në Ukrainë.
Vendimi është bërë i ditur gjatë një mbledhje ditën e djeshme në një samit të BE-së, përmes se cilit sanksionet aktuale i zgjaten Moskës deri në korrik të vitit 2018. Masat e BE-së, që kryesisht prekin sektorët bankarë dhe atë të energjisë ruse, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014 dhe janë zgjatur për çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë.
Diplomatët evropianë duke folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se presidenti francez, Emmanual Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të propozonin këtë vazhdim të sanksioneve edhe për gjashtë muaj.
Merkel pas takimit ka thënë se bashkërisht kanë vendosur që duhet pasur më shumë zhvillim në drejtim të paqes, duke përmendur Marrëveshjen e Minskut më 2015.
“Ne kemi parandaluar një përshkallëzim, mirëpo nuk kemi bërë mjaftueshëm që t’i heqim sanksionet”, ka thënë Merkel. Ndërsa presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka përshëndetur vendimin e BE-së.