Flash News

KRYESORE

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë brenda ambasadës së SHBA në Berlin”

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë brenda ambasadës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri mohoi pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përjashtuar nga procesi i pajtimit midis dy shteteve. Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Tahiri theksoi se samiti franko-gjerman po zhvillohet me përkrahjen e amerikanëve dhe këtë e tregon vizitat e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në ambasadën e SHBA-së në Berlin.

“Liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë qenë në ambasadën e SHBA-së në Berlin sepse samiti po zhvillohet me leje të amerikanëve”, tha Tahiri.

Sipas Edita Tahirit, me pjesëmarrjen në samitin e sotëm, Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë pranuar zyrtarisht dështimin historik me planin për ndryshimin e kufijve. Ajo theksoi se Gjermania nën drejtimin e Angela Merkel i ka dhënë fund këtij plani të rrezikshëm për të gjithë rajonin.

Të fundit