Lideri i PD-së: Drama më e madhe ekonomia, do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen

Lideri i PD-së Lulzim Basha është i shqetësuar për gjendjen ekonomike që po kalon Shqipëria. Ai thekson se vendi po kalon momente dramatike dhe ka shumë familje që nuk mbyllin dot shpenzimet mujore.  Në përfundim të mbledhjes me ish grupin parlamentar ai tha për mediet se opozita do të punojë që t’ia kthejë sovranitetin shqiptarëve.

“Vendi po kalon momente dramatike. Drama më e madhe është ekonomia. Njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, 30% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet mujore, energjia jonë drejt dhënies formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar. Ekonomia e vendit do të ndryshojë përmes një transformimi të thellë. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, dhe sa na atakon ne këto muaj i japim formë programit tonë për ndryshimin rrënjësor të ekonomisë. Prioritet absolut dhënia fund e korrupsionit, sic u theksua edhe në raportin e DASH. Kjo është arsyeja që Ramës iu mbyll çdo derë. Si mund të besohet një njeri që doli hajdut i zgjedhjeve. Prioritet kryesor mbetet ndryshimi i kësaj qeveria me zgjedhje me standarde e votë të lirë.”, tha Basha.

Ai e bëri të qartë se te PD-ja prioritet janë njerëzit.

“Kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e çdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen, votën, për një qeveri që punon për të mirën e tyre.” -përfundoi Basha.