Flash News

KRYESORE

Lideri i PD-së tregon dështimet e mëdha të Ramës

Lideri i PD-së tregon dështimet e mëdha të Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregon 6 dështimet e mëdha të Edi Ramës, që sollën për rrjedhojë shtyrjen e hapjes së negociatave me BE. Ai tha se evropianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarët, por qeveritarët e korruptuar.

Në vazhdim, tregoi dështimet e qeverisë Rama.

“Sikur Shqipëria të mos ishte kanalizuar dhe të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë evropiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.”, tha Basha më konferencë për shtyp.

Të fundit