Flash News

KRYESORE

Liderja e MEK komenton dëbimin e dy diplomatëve iranianë: Masë e admirueshme

Liderja e MEK komenton dëbimin e dy diplomatëve iranianë:

Liderja e opozitës iraniane MEK, Maryam Rajavi, përshëndeti vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë nga Irani , të cilët u shpallën persona tw padëshirueshëm.

“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”, shkroi ajo në Twitter.

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njoftoi në Facebook, se “ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”

Të fundit