Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lidershipi ushtarak në politikë – një profili i pathënë për Dritan Demiraj
Nga Prof. Dr. Pajtim Ribaj*
Emërimi i z. Dritan Demiraj në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ishte padyshim më i bujshmi e më i përfoluri në media. Këtë “jehonë” virtuale e shkaktonin dy veçori të ministrit të ri: ishte ushtarak dhe ishte një ndër kolonelët më të përgatitur të Forcave të Armatosura të RSH; për më tepër, një “beretë jeshile” shqiptare, një figurë elitare e Forcave Speciale. Teksa zhvillohej, - e madje edhe sot, por me më pak furi, - beteja virtuale në popullatën elektronike të internetit, mes mbrojtësve dhe mohuesve të tij, media u fokusua kryesisht te përgatitja e jashtëzakonshme dhe te numri shumë i lartë i medaljeve, dekorimeve etj, që kishte koloneli, por nuk arriti ta ngrinte diskutimin në një plan sipëror. U përmend shumë shpesh fakti që u shkarkua nga detyra prej ministres Kodheli, por që alkimia politike shqiptare, e deshi që ai të ishte koleg, në të njëjtën qeveri, me të. Në fakt, edhe pse u analizua gjerësisht emërimi i tij, nuk u prek thelbi i asaj që përfaqëson një figurë e aftë ushtaraku, në politikë. Mos ndoshta ka mbetur diçka pa u thënë, në lidhje me profilin e kolonel (ret) Demirajt? Le të marrim si analogji ndihmëse SHBA-në, vendin të cilit i referohemi gjithherë për standardet më të mira të demokracisë e të fuqisë ushtarake.
Një vit më parë, në fushatën elektorale amerikane, gjenerallejtënanti (ret.) Michael Flynn, u shfaq në konventën kombëtare të republikanëve ndërsa gjenerali (ret.) John Allen, në konventën kombëtare të demokratëve. Menjëherë, erdhi një reagim prej një gjenerali tjetër në pension, gjeneral (ret.) Martin Dempsey, ish-shefi i Shefave të Shtabeve të Bashkuar. “Si gjeneralë, ata kanë detyrimin që të ruajnë traditën tonë jopolitike” – shkroi ai. Tradita e mospërzierjes së politikës në punët e ushtrisë amerikane, ka sjellë që ushtria të arrijë nivelet e larta të lidershipit, bazuar thjesht e pastër, veç të parimet themelore të përmirësimit të lidershipit profesional ushtarak. Gjithsesi, historia amerikane (edhe botërore) na jep shembuj të shumtë kur aftësitë e lidershipit ushtarak janë projektuar brenda politikës dhe kanë sjellë ndryshime herë-herë edhe epokale. Mund të ndodhë që një lider ushtarak të transformohet në një politikan të zhdërvjellët e të aftë, por nuk ndodh dot që politika të krijojë gjeneralë me aftësi lideri. Kësaj kambane i binte gjeneral Dempsey: ruajtja e raportit “vaj/ujë” me politikën.
Megjithatë, nuk ka gjasa që ai të mos e dinte, se gjenerali George Washington, më 1783 shkatërroi një grusht të mundshëm shteti, përmes një apeli emocional në një mbledhje oficerësh, në New York; me këtë, sapo ishte vendosur kontrolli civil mbi ushtrinë amerikane. Por, figurat e fuqishme ushtarake nuk i kanë munguar kurrë skenës politike amerikane. Gjeneralmajori Winfield Scott, hero i luftës së 1812-s, do të kandidonte për President me partinë Whig; gjeneralmajori George B. McClellan, gjenerali i forcave të Unionit, kandidonte kundër Abraham Lincoln më 1862; gjenerallejtënant Ulysses S. Grant, do të bëhej Presidenti i 18-të i SHBA-së, më 1869 duke mbajtur dy mandate. Shekulli i 20-të, nuk e frenoi këtë prirje: gjenerali Douglas MacArthur, heroi i LIIB, ishte në nominimet republikane për President; gjenerali Dwight D. Eisenhower, ishte akoma me uniformë teksa lakohej për President, por ishte i tërhequr nga ushtria kur e fitoi garën presidenciale, duke u bërë President për dy mandate.
Të shumtë janë gjeneralët dhe oficerët e tjerë të lartë, të cilët kanë qenë pjesë e listave për President e zv-President të SHBA-së, ku ndër ta, edhe një emër i njohur për shqiptarët: gjeneral Wesley Clark, i cili ishte kandidat i nominuar i demokratëve, për vendin e zv. Presidentit, në vitin 2004. Nga ana tjetër, aq i lartë është virtyti, përgjegjshmëria profesionale, korrektësia dhe ndershmëria institucionale e këtyre ushtarakëve, sa që si shembull të përkryer, vlen të përmendim këtu, gjeneralin George C. Marshall, shefin e Shtabit të Forcave Tokësore në LIIB. Marshall, refuzonte madje edhe të votonte, për shkak të frikës që kishte se mos komprometonte “pavarësinë dhe gjykimin e tij profesional”. Ikona të politikës botërore si p.sh Ataturku, vijnë nga ushtria në historinë e kombeve të tyre, si shpëtimtarë. Të tjerë akoma, si p.sh. De Gol, vijnë si emblema kombëtare që ringjallin identitetin e fuqinë kombëtare të kombit me vizionin e tyre, etj.
Janë pafund rastet, kur gjenialiteti ushtarak, zëvendësohet me një efikasitet të përkryer politik. Në raste të tilla, përfituesi është kombi. Ushtria konsiderohet në shumë vende si mekanizmi i emergjencës, që do të ruante shtetin dhe institucionet në momente krizash të rënda. Për ta bërë funksional këtë mekanizëm nevojitet ndërtimi i skalitur i një lidershipi ushtarak të shëndoshë, vizionar, intelektual, patriot e mbi të gjitha me tipare të spikatura udhëheqësi. Të gjitha këto, akademitë ushtarake amerikane apo edhe të tjera Perëndimore, i kanë arritur. Porse, gjeneralët në këto vende i bën aftësia e tyre dhe sistemi i padeformuar ushtarak; nuk i bën politika, sikur në vendin tonë. Nëse politika të bën gjeneral, atëherë transformohesh në “ushtar” dhe kësisoj vdes nervi i liderit, vdes gjeni luftarak e tipari moral, i cili është shoqërues deri në frymën e fundit, i luftëtarit që bie në betejë. Pa një shtysë morale të fortë, nuk shndërrohesh dot në udhëheqës betejash. Kjo, për shkak se profesioni i ushtarakut (edhe policia po ashtu) përfaqëson një profesion ku dhënia e jetës për realizimin e misionit është një fakt i pranuar nga të gjithë, që në momentin e betimit. Këto vlera, i bënin gjeneralët e mësipërm, figura shumë të nderuara të politikës amerikane. Madje, ata janë raste me të cilat partitë ngrenë kokën lart me krenari kur i bëjnë pjesë të tyren. Po në Shqipëri?
Natyra e liderit dhe vlerat si “defekt”...
Epiteti më i përdorur, për të karakterizuar kolonel (ret.) Demirajn, ishte “Rambo”. Në mënyrë krejt të padijshme, nisur nga muskujt e tij, nga aftësitë dhe nga dëshira për ta vlerësuar, po i vishnin tiparet e një personazhi thuajse tragjik. Jam i bindur se një pjesë e përdoruesve as nuk e kanë parë triologjinë kinematografike “Rambo”. Ata që e kanë parë filmin, nuk kanë kuptuar se Ramboja e Demiraj, ngjanin në fatkeqësinë e tyre, jo në muskuj e arte marciale. Të dy ushtarakë të zotë, ikona të operacioneve speciale, patriotë, të shpërdorur nga politika dhe si përfundim të ikur nga ushtria. Ç’habi! Demiraj, nuk arrin të bëhet dot gjeneral, por bëhet ministër. Madje, koleg që rri përkrah me atë që i ndërpreu karrierën ushtarake. . . Duhet të bëhej gjeneral, lider ushtarak, ndërkohë që bëhet lider politik. Ka diçka që mungon, që nuk shkon. Edhe pse në SHBA, gjeneralët apo ushtarakët e lartë, futen në politikë si vlerë, ata e kanë kryer ndërkohë ciklin e lidershipit ushtarak. Janë të mbivlerësuar (nga të gjitha partitë), jo të shkarkuar. Ç’fatkeqësi te ne! Institucionet e sigurisë kanë humbur vlerën e paprekshmërisë që i shoqëron kudobotë. Ndërkohë, politika shqiptare e tre dekadave të fundit ka demonstruar se figurën e ushtarakut e ka trajtuar gati-gati me përçmim. Ka trajtuar me përçmim jo vetëm individët, por edhe konceptin e të pasurit struktura të forta e vizionare të udhëheqjes ushtarake. Mirë që jemi të varfër dhe nuk kemi infrastrukturë ushtarake, po “trurin”, të limituar duhet ta kemi?! Kjo mungesë e kësaj lidhje fisnike ndërmjet politikës e ushtrisë, ku vlerësimi maksimal i figurës së ushtarakut si profesion që trajton sferën e ndjeshme të sigurisë, ka munguar, mungon e kushedi se kur do të rivendoset. Kolonel (ret.) Demiraj, ashtu si dhe shumë kolonelë të tjerë që nuk do të bëhen kurrë gjeneralë, por që u bënë kolonelë me djersën e këmbaleve të tyre, e di dhe e ka ndjerë këtë boshllëk. Kanë ndier rekuiemin e ushtrisë dhe kanë luftuar me çdo forcë që ta ndalin, sepse e kanë dashur shumë vendin e tyre – arsye kjo, që i bënte ushtarakë model. Ushtarakët shqiptarë nuk janë parë si instrument i rrallë i lidershipit, por janë parë thuajse si parazitë nga politika e shpesh edhe media. Ka ndryshuar ky mendim kur këta të fundit kanë derdhur gjak për nder të vendit e të misionit – ky është çasti i vetëm kur mizorisht e tragjikisht, ushtaraku merr podiumin që i takon. Por në këto raste, flitet me heshtje, me zì. Riparimi i mënyrës së trajtimit të figurës së ushtarakut shqiptar dhe i hierarkisë që i takon lidershipit ushtarak në mes të profesioneve të tjera, është një emergjencë kombëtare. Rasti i Demiraj, do ishte mirë të shërbente si ogur i mirë me qëllim që të rritet vlerësimi për lidershipin ushtarak. E kjo nuk zgjidhet me emërimin e një figure me përmasa të mëdha në një post politik, por me politika që do të mundësonin një ushqim të vazhdueshëm të politikës me figura lidershipi ushtarak. Që të arrihet kjo, së pari duhet lejuar krijimi natyral figurave të tilla brenda ushtrisë. Quhet meritokraci. Nuk ka pikë dyshimi, që një individ si kolonel (ret.) Demiraj, i cili ka udhëhequr njerëz në zonën më të rrezikshme të globit, që ka mbajtur përgjegjësi me jetë për vëllezërit e tij (siç i quante efektivët në varësi, në një botim të vetin), duke përdorur sistemet operacionale më sekrete bashkë me kolegët amerikanë, ka besueshmëri, aftësi e vlera, që pjesa më e madhe e lidershipit politik shqiptar, as që nuk mund t’i ëndërrojë. Por vlerat e tij, në vendin tonë, shndërrohen në pikë të dobët, pasi retorika dhe produkti politik, shpërfill vlerën reale dhe mbivlerëson mbijetesën politike të çfarëdolloj kombinimi e vetësakrifikimi moral.
Në një video filmuar në mënyrë amatore dhe fshehtas, ai shihej teksa fliste me tone të prera. Filluan lum kritikash për komunikimin etj. Por, Dritani, thjesht fliste si një ushtarak. Fliste si një individ, i cili e ka vendosur kapelën ushtarake qysh fëmijë, si “begs”. Ai, dhe ushtarakët në përgjithësi, kanë strategji të tjera për arritjen e objektivit. Veprimi, dhe jo retorika, janë motori i lidershipit të kësaj natyre. Dimensioni njerëzor i këtyre liderëve e kapërcen atë të liderit politik. Sipas teorive që merren me studimin e lidershipit, lidershipi i bazuar në vlera, siç është shpesh ai i ushtarakut, dhe konkretisht i Demirajt, përballet me sfidën se raportin vlerë/nevojë, në shoqëri e mbizotërojnë dukshëm nevojat. Natyrisht që politika mund ta humbasë kartën morale dhe ta quajë këtë hap, “një nevojë politike”, por lidershipi ushtarak nuk mund që ta humbasë kartën morale, pasi në të gjithë historinë e luftërave, karta morale konsiderohet si karta kryesore, për fillimin e madje edhe për fitimin e luftës. Nevoja për mbijetesë dhe njëkohësisht ruajtjen e moralit, e bën lidershipin ushtarak që të veprojë nën një kombinim stilesh, që shpërndahen nga poshtë e deri në nivelin e lidershipit strategjik. Them se ushtarakët, duhet të vlerësojnë faktin që një prej tyre arrin në post ministri dhe të përpiqen që të fitojnë terrenin e humbur në “zinxhirin ushqimor” të politikës, duke rithemeluar vlerat e lidershipit ushtarak brenda ushtrisë, e mandej, t’i përcjellin këto edhe nëpërmjet emrave të tillë, brenda habitatit politik, si kontribut e jo si politizim. Ushtarakë të tillë, të aftë e të panjohur, ka akoma, por nuk nevojitet të njihen vetëm kur sakrifikohen nga rrethanat e parregullsisë totale të stabilizimit të hierarkisë së vlerave. Demiraj nuk është Rambo e aq më tepër në ndonjë mision special vetësakrifikues për politikën. Si të gjithë ushtarakët e këtij kalibri, ai është një lider i padiskutueshëm, i shtyrë nga parime e vlera. Nuk ka të drejtë kurrkush, që të vërë në dyshim aftësinë e tij drejtuese e as aftësinë e tij politike, pasi politika është, sa aftësi, aq edhe devotshmëri shërbimi ndaj interesave kombëtare. Nevojiten pak fjalë për të treguar këtë gjë, pasi nëse ka kakofoni lustruese, humbet shkëlqimi i vërtetë i individit.
Thjesht më thoni: a njihni shumë politikanë shqiptarë, që me flamurin kombëtar në krah e armën në dorë, të kenë luftuar për interesat e shtetit shqiptar? Ai, e ka bërë. Si ushtarak, si lider dhe si shqiptar me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie ndaj atdheut të tij.
*Presidenti i “George C. Marshall Alumni Association of Albania”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38