Flash News

KRYESORE

"Life Unstoppable", një përvojë e re virtuale

Bota virtuale ‘Life Unstoppable’ shënon një epokë të re të inovacionit dhe është një nga shumë mënyrat nëpërmjet së cilave Samsung vazhdon të shtyjë kufijtë e asaj që mund të bëjë teknologjia. Bota virtuale pioniere dhe gjithëpërfshirëse solli në jetë risitë e Samsung të përqendruara tek njerëzit në një përvojë të re loje.

Këtë vit, marrëdhëniet e konsumatorëve me teknologjinë janë bërë edhe më integrale pasi ata kanë kërkuar të qëndrojnë të lidhur me botën e jashtme. Teknologjia Samsung sfidon kufijtë, duke bashkuar të gjithë elementët e të jetuarit, punës dhe argëtimit, me produkte që lidhen pa probleme me njëra-tjetrën për përvojën më inteligjente.

Sot po kalojmë kohë ekstra në shtëpi dhe televizori, tani më shumë se kurrë, është diçka që na mbledh së bashku. Na lidh me botën ndërsa shikojmë lajmet dhe na zhyt në argëtimin tonë të preferuar. Oreksi për përvojën më të mirë të mundshme televizive nuk ka qenë kurrë më i madh.

E gjithë linja e televizorëve Samsung është e ndërtuar mbi një filozofi të dizajnit dhe inovaciont të guximshëm e turbulent. Portofoli ofron një televizor për të gjithë, përfshirë televizorin e parë botëror mobile-friendly, The Sero. I optimizuar për të shfaqur përmbajtje në ekranin e madh me një trokitje të lehtë të celularit tuaj, The Sero menjëherë pasqyron telefonin tuaj në cilësinë e figurës QLED.

 

Të fundit