Liga e Evropës/ Lazio e nis keq, dështon në Rumani (video)

Lazio mori një humbje të hidhur në transfertë kundër Cluj-it me rezultatin 2-1 në takimin e parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Për bardhekaltrit pjesa e dytë vazhdon që të rezultojë fatale, ndërsa patën rënie si fizike, e ashtu edhe karakteriale.

Skuadra italiane kaloi e para në avantazh me anë të Bastos-it, por rumunët e morën veten shumë shpejt dhe në të 41 barazuan me penallti me anë të Deac. Pastaj me penallti Omrani që u fut si zëvendësues i dha fitoren ekipit.

Strakosha luajti gjatë gjithë takimit, por nuk mundi ta shmangte humbjen. Pas ndalesës me SPAL, bardhekaltrit morën një tjetër rezultat zhgënjyes që bën të bien kambanat e alarmit. Ndërsa rivalët e qytetit, Roma fitoi me rezultatin 4-0 kundër rivalëve turq të Bashakshehirit.

Rezultatet

AS Roma – Basaksehir 4-0

Monchengladbach – Wolfsberger AC 0-4

Espanyol-Ferencvaros 1-1

Porto-Young Boys 2-1

Gent-St. Etienne 3-2

Ludogorets-CSKA Moskë 5-1

Manchester United-Astana 1-0

Partizan Beograd-AZ Alkmaar 2-2

Rangers-Feyenoord 1-0

Slovan Bratislava-Besiktas 4-2

Wolfsburg-Oleksandria 3-1

Wollverhempton-S. Braga 0-1