Flash News

KRYESORE

"Liga e Kombeve Globale", UEFA del kundër planeve të FIFA-s

"Liga e Kombeve Globale", UEFA del kundër planeve të FIFA-s

UEFA ka refuzuar planet e FIFA-s për ta ndryshuar formatin e Kupës së Botës për Klube, si dhe për të formalizuar një “Ligë të Kombeve Globale” para vitit 2021.

UEFA, Shoqata e Klubeve Europiane dhe kampionatet respektive i gjykojnë propozimet aktuale si të papranueshme dhe ata janë shprehur se mund të negociojnë për këtë vetëm pas vitit 2024.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka edhe një mundësi për të bindur skeptikët, me takimin e muajit mars në Miami, por nga përgjigjja e ardhur prej tyre duket disi e pamundur.

“Është e qartë që propozimet aktuale janë të papranueshme. Këshilli Strategjik i Futbollit Profesionist Europian ka vendosur unanimisht, që turne të rinj mund të krijohen vetëm pas vitit 2024, pasi deri atëherë janë të organizuara ndeshjet. Për më tepër, të gjitha çështjet sportive dhe tregtare duhet të diskutohen dhe vendosen paraprakisht”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Infantino ka projektuar shumë ndryshime, mes të cilave zgjerimin e Botërorit nga 32 në 48 ekipe, Botërorin e Klubeve, si dhe Ligën e Kombeve.

Të fundit