Flash News

KRYESORE

Liga e Kombeve, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Liga e Kombeve, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj

Janë bërë publike formacionet zyrtare të duelit Bjellorusi-Shqipëri, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila do të strartojë në 20:45.

Trajneri italian ka shmangur surprizat duke hedhur në fushë emrat e pritshëm në një rreshtim 3-5-2.

Kuadrati i portës do të mbrohet nga Thoma Strakosha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli. Nga krahët do të luajë Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndërsa treshja e qendrës së mesfushës do të përbëhet nga Gjasula, Bare dhe Abrashi. Sulmi i është besuar dyshes, Cikalleshi, Manaj.

FORMACIONET ZYRTARE:

BJELLORUSIA: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. Trajner: M. Markhel.

SHQIPËRIA: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Reja

Të fundit