Flash News

KRYESORE

Liga e Kombeve, Spanja triumfon ndaj Anglisë

Liga e Kombeve, Spanja triumfon ndaj Anglisë

Spanja ka arritur të fitojë përballjen  kundër Anglisë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Tre Luanët” zhbllokuan rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë me golin e Marcus Rashford në minutën e 11-të, pas asistit nga Luke Shaë.

Epërsia e anglezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Rodrigo ktheu një top të mirë për Saul Niguez, i cili e dërgoi në rrjetë në minutën e 13-të.

Në minutën e 32-të Spanja përmbysi rezultatin me anë të Rodrigo.

Ndërkohë në minutat e fundit të ndeshjes anglezët bënë presion të madh në portën kundërshtare, por mungoi konkretizimi për të shënuar.

Edhe pse gjyqtari i ndeshjes dha 9 minuta shtesë, nuk pati gol tjetër.

Të fundit