Flash News

KRYESORE

‘Ligj i posaçëm për rindërtimin’, Rama: Kemi konsideruar 20 miliardë lekë për dëmet

Është duke u zhvilluar mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit për dëmet nga tërmeti në vend. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka përllogaritur një shumë prej 20 miliardë lekësh për këto dëme. Po ashtu kreu i qeverisë tha se është duke u përgatitur një ligj i posaçëm për rindërtimin.

 “Ne kemi konsideruar 20 miliardë, me të ardhura buxhetore dhe donacionet.  Pritshmëritë për donacione janë të konsiderushme dhe mendoj se do të shtohen pasi kanë nisur diskutimet në nivel bilateral dhe me vende të tjera.

Përfitime financiare për familjet me viktima janë vendosur dhe mbyllet brenda javës dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë. Fondi do jetë dinamik kuptohet që do pasqyroje në vazhdimësi çdo donacion të ri, do të jetë një program i veçantë buxhetor”, tha kryeministri.

Rama shtoi se janë 660 familje në Durrës që janë aprovuar si fituese të fondit të qerasë.

 “660 familje janë aprovuar si fituese të fondit të qirasë deri më tashmë. Në Durrës po shikojmë mundësinë për t’i akomoduar në periferinë e Tiranës. Në Tiranë është mbyllur kjo fazë, kemi akomoduar familjet”, tha Rama.

Të fundit