Flash News

KRYESORE

Ligjet e reja cënojnë pavarësinë e gjyqtarëve, BE merr masa kundër Polonisë

Ligjet e reja cënojnë pavarësinë e gjyqtarëve, BE merr

Pas pretendimeve se ligjet e prezantuar nga qeveria në Poloni dëmtojnë pavarësinë e gjyqtarëve, Bashkimi Europian ka ndërmarrë një hap ligjor kundër këtij vendi.

Komisioni ekzekutiv i BE-së tha sot se i ka nisur Polonisë një vërejtje zyrtare, duke njoftuar hapin e parë ligjor kundër Polonisë, duke kërkuar përgjigje brenda dy muajve nga ky shtet rreth shqetësimeve që ka komisioni.

Gjyqtarët mund të jenë subjekt i hetimeve displinore dhe mund të sanksionohen nëse autoritetet vlerësojnë se vendimet e tyre kanë qenë joadekuate.

Zv.presidenti i Komsionit Europian, Frans Timmermans ka thënë se masat displinore, që janë prezantuar për gjyqtarët më 2017, duket se i kthen këta të fundit në subjekt për kontroll politik.

Të fundit