Flash News

KRYESORE

Ligjet/ Përmendet hoteli 700 euro nata i Etilda Gjonit. Ministrja e pranishme në Komision

Ligjet/ Përmendet hoteli 700 euro nata i Etilda Gjonit. Ministrja e

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohen dekretet për pushtetin vendor të kthyera nga presidenti Ilir Meta, u risoll në vëmendje edhe një herë hoteli i shtrenjtë ku pushoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni.

Gjatë diskutimeve fjalën e mori njëri nga antarët e Komisionit, Andi Përmeti, i cili propozoi ndryshime ligjore në lidhje me shpenzimet e luksit. Ai nuk përmendi emra në këtë rast, por la të kuptohej se i referohej pikërisht rastit të shumëpërfolur të ministres Gjoni.

“Unë do të propozoja ndryshime ligjore në lidhje me shpenzimet e luksit ku funksionarë të shtetit flenë në hotele 700 euro nata”, tha Përmeti gjatë fjalës së tij.

Edhe pse e pranishme në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Drejtësisë nuk bëri asnjë reagim pas kësaj deklarate.

Të fundit