Flash News

KRYESORE

‘Ligjet’ rrëzojnë edhe dy dekrete të kthyera të presidentit Meta

‘Ligjet’ rrëzojnë edhe dy dekrete të kthyera të

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka rrëzuar dy dekrete të tjera të kthyera gjatë verës nga presidenti Ilir Meta.

Në mbledhje janë rrëzuar dekreti “Për disa shtesa ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe dekreti “Për disa shtesa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Sa i takon ligjit për vetëqeverisjen vendore, sipas Metës, ndryshimet e propozuara krijojnë mundësi bashkëpunimi me persona të tretë kundrejt përfitimeve.

Nga ana tjetër, lidhur me Kodin Penal, Meta çmoi se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të Kodit Penal nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Në mbledhjen e parë të ‘Ligjeve’, u rrëzuan katër dekrete të tjera të presidentit, konkretisht: dekreti për privatizimet, dhe koncesionet e PPP-ve, dhënia e koncesionit Orikum-Dukat, dhe dhënia e koncensionit anijeve Orikum.

Të fundit