Flash News

KRYESORE

Ligji antishpifje, Manjani: Duhet shpallur fajtor Basha për ligjin rus të Ramës

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se ndihet konfuz në lidhje me ligjin antishpifje të miratuar së fundmi nga qeveria.

Ai thotë se për këtë ligj rus që po bën Edi Rama duhet shpallur fajtor Lulzim Basha.

“Lulzim Basha duhet shpallet fajtor, për ligjin Rus ndaj mediave që po bën Edi Rama. Kush është me Rusinë spo e marrim vesh?”, shkruan në rrjetin social facebook Manjani.

Qeveria ka miratuar së fundmi në mënyrë jo transparente një paketë ndryshimesh ligjore e quajtur si paketa antishpifje.

Shkaku për miratimin e kësaj pakete është shmangia e lajmeve të rreme.

Gazetarët kanë qenë kundër këtij ligji, pasi sipas tyre ai është kopjuar  në Rusi dhe me anë të tij cenohet liria e mediave.

Të fundit