Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ligji i ri; për çdo 50 punonjës, 1 me aftësi të kufizuara! Nëse jo, kompanitë duhet të paguajnë gjysmë page në muaj për çdo të papunësuar
Çdo punëdhënës, i cili punëson më shumë se 49 punonjës, duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 50 punonjës të personelit të tij. Kjo parashikohet në projektligjin e ri për nxitjen e punësimit, i miratuar tashmë nga qeveria.
Në rast se një punëdhënës nuk arrin të përmbushë këtë detyrim, atëhere nisma e re ligjore parashikon detyrimin e derdhjes së një kontributi në masën 50% të pagës minimale në shkallë vendi për llogari të Fondi Social të Punësimi, për çdo muaj, për çdo person me aftësi të kufizuara që ai duhet të kishte punësuar. Në vitin 2019, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë, çka do të thotë se punëmarrësit duhet të paguajnë 13 mijë lekë në muaj për çdo punonjës me aftësi të kufizuar që nuk kanë punësuar.
Punëdhënësit duhet të bëjnë kërkesë pranë strukturës përkatëse rajonale/vendore për të plotësuar vendet e punës me persona me aftësi të kufizuara. Ndërmjetësimi bëhet me qëllim përputhjen e vendit të punës me mundësitë e personave me aftësi të kufizuara, pjesë të listës së punëkërkuesve të papunë që ka struktura rajonale/vendore. Punëdhënësit, përveç kërkesës në strukturën rajonale/vendore, mund të bëjnë përpjekje individuale për plotësimin e vendeve të lira të punës me persona me aftësi të kufizuara.
“Punëdhënësit, publikë dhe privatë, me kërkesën e tyre të arsyetuar, mund të lejohen për të marrë, në një njësi prodhimi, një numër më të madh punonjësish me aftësi të kufizuara se ajo e parashikuar me ligj, që sjell kompensimin e tepricave të numrit më të vogël të punonjësve të punësuar në njësi tjetër të këtij subjekti, në të njëjtin rajon apo në rajone të tjera” përcaktohet në projektligj./Scan