Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ligji i ri për emigracionin në Gjermani, kush përfiton dhe a e nxit më shumë largimin e shqiptarëve
Që nga 1 Marsi i këtij viti hyn në fuqi një ligj i ri për emigracionin në Gjermani. Kategoria që përfiton është vetëm fuqia punëtore e kualifikuar. Por, a do të nxisë ky ligj largimin e më shumë shqiptarëve në Gjermani?
Në një intervistë për Deutsche Welle, drejtuesi i sektorit tonë Juridik dhe Konsullor, Thomas Herre foli për ndryshimet që ligji i ri i imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar do të sjellë nga 1 marsi për shtetasit shqiptarë, që duan të punojnë në Gjermani.
Sipas tij, ky ligj përfshinë të gjitha kategoritë e mundshme që bëjnë pjesë në fuqinë punëtore të kualifikuar.
“Pra, duhet të kesh diplomë universitare, në nivelin Bachelor ose Master të njohur nga ‘anabin’, ose të kesh kryer një shkollim profesional të kualifikuar. Kushdo që i përmbush këto kritere është subjekt i ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. Ekuivalenca e diplomave mund të kontrollohet paraprakisht në internet”, thotë Herre.
A e ndryshon ligji i ri pajisjen me vizë pune?
“Çdo shtetas shqiptar që dëshiron të punojë në Gjermani duhet të pajiset me një vizë që duhet ta bëjë në ambasadën gjermane në Tiranë para udhëtimit. Ne nuk presim që ligji i ri të cojë në një rritje të madhe të numrit të aplikuesve”, thotë Herre.