Flash News

KRYESORE

Ligji për lojërat e fatit, procedohen dy persona në Tiranë dhe në Klos

Ligji për lojërat e fatit, procedohen dy persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka evidentuar 2 raste të aktiviteteve të lojërave të fatit  edhe pse prej 1 janarit 2019 është futur në fuqi ligji për ndalimin e tyre.

Konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit, janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike, dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan paisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Ndërsa në Klos u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

Policia e Shtetit ka njoftuar se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Të fundit