Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ligji për lojërat e fatit, procedohen penalisht dy persona në Tiranë
Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Policia procedoi penalisht pronarët e tyre:
– A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.
– I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.
Policia deklaron se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.