Flash News

KRYESORE

Ligji për shembjen e teatrit, mazhoranca jep sinjalet e para të tërheqjes

Ligji për shembjen e teatrit, mazhoranca jep sinjalet e para të

Mazhoranca jep sinjalet e para të tërheqjes nga ligji për shembjen e godinës së teatrit Kombërtaar, një nga debatet më të ‘nxehta’ që ka shoqëruar politikën shqiptare prej disa muajsh.

Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme, e thirrur nga kryeparlamentari,  Gramoz Ruçi ishte deputeti i PS, Eduart Shalsi, njëherësh edhe kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka propozuar që të shtyhet shqyrtimi i ligjit për teatrin, pra votimi të mos përcaktohet më 13 shtator siç është parashikohet, por në një datë tjetër, ende të papërcaktuar.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë debat, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që të miratohet menjëherë dekreti i presidentit Meta, i cili ktheu pas ligjin për shembjen e teatrit.

Mazhoranca të ketë kurajën që ta sjellë ligjin në Kuvend dhe të miratojë dekretin e presidentit që është në interes të qytetarëve. Nëse nuk e kanë këtë vullnet, me veprimet e tyre do ta çojnë vendin në një situatë të paqëndrueshme”, u shpreh Spaho, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Të fundit