Flash News

KRYESORE

Ligji për shembjen e teatrit, reagon Neritan Liçaj: Pse do isha dakord me ta

Ligji për shembjen e teatrit, reagon Neritan Liçaj: Pse do isha

Aktori Neritan Liçaj, një aktorët që ka kundërshtuar me çdo lloj forme projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar një ditë pas miratimit në Kuvend nga mazhoranca.

Në një intervistë për “fax news’, aktori e ka dënuar këtë vendim të marrë mes protestash dhe kundërshtimesh.

‘’E mendoj të papranueshme vendimin e marrë nga deputetët e majtë, edhe ata vetë e dinë se ne kemi të drejtë. Ndihemi të tradhtuar dhe koha do të tregojë se kush nga ne ka pasur të drejtë.

Deputetët u është dashur që të votojnë për ti dhënë pushtet një njeriu të vetëm. Janë të gatshëm t’i thonë po çfarëdo marrëzie. Unë kisha shpresë që ata do të votonin si shqiptarë, unë ja u kam bërë këtë thirrje dhe më herët. Nëse ata do vepronin si qytetarë, unë do isha dakord me çdo qëndrim të tyre”, është shprehur aktori.

Të fundit