Flash News

KRYESORE

Ligji për teatrin, analisti tregon prapaskenat: Rama dërgoi dy herë brenda javës ndërmjetësit te Meta

Ligji për teatrin, analisti tregon prapaskenat: Rama dërgoi dy

Analisti Artur Zheji në një shkrim të botuar së fundmi në portalin ‘360 gradë’ thotë se kryeministri, KM-ja siç e quan ai, përpëlitet sepse po rrethohet gjith’ e më shume me një indiferencë vrastare, pikërisht çka ai, sipas Zhejit, urren më shumë.

Në shkrimin e tij, Zheji shprehet se KM-ja në pak ditë hëngri dy goditje, ende të lehta nga SHBA, e para, se, borxhet e shtetit ndaj ish pronarëve, kanë kaluar 50 milionë dollarë nga Gjykata e Strasburgut dhe e dyta ‘erdhi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe evidentimi i korrupsionit të PPP-të më të fundit, që janë borxhe të pastra dhe të reja që do rëndojnë në vite dhe njëkohësisht do të mbushin në vite, xhepat e miqve’.

Më tej, analisti përmend edhe dy ligjet që Presidenti Ilir Meta nuk i dekretoi, atë për teatrin dhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Në këtë pikë, Zheji flet edhe për ndërmjetës që, sipas tij KM-ja dërgon 2 herë në javë te Meta.

“Pastaj erdhën edhe dy “mosdekretime të pabesa”, nga Presidenti Meta, që janë acaruese për KM-në, por dhe që dëshmojnë se ndërmjetësit lajkatarë, që KM-ja dërgon 2 herë në javë te Meta, në vend që të “blejnë” Metën, gjëndjen e tij shpirtërore dhe jo vetëm, janë sjellë vërdallë nga Presidenti, që i ka shndërruar në gaztorë me qetësi dhe pa dashuri”, shkruan Zheji.

Të fundit